Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ulët atmosferik.
IHK njofton se në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat në intervale të caktuara të kohës do të jenë në zhvillim ,duke gjeneruar reshje lokale të intensitetit mesatar dhe vende-vende të intensitetit të lartë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.