Rakip Abdyli është emri i të arrestuarit në Pejë, për dyshime se ka kryer thirrje për sulm terrorist në Kosovë, në prag të festes së Pashkëve.
I arrestuari Abdyli është nga Opoja e Dragashit, por me vendbanim në Pejë.
Ndryshe, në Kosovë, qysh dje janë rritur masat e sigurisë nga rreziku i terrorizmit. Kryeministri i vendit ka mbledhur të enjten Këshillin e Sigurisë, Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë u ka bërë thirrje shtetasve të saj për kujdes dhe vigjilencë, ndërsa Policia e Kosovës përveç se kanë zgjatur deri në 12 orë orarin e punës, janë duke siguruar 24 orë secilën Kishë në Kosovë.