Pak më parë u raportua për një kanosje që ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se personi që kanosi kardiologun është Labinot Sylejmani, familjar i një pacienti të shtrirë në Kardiologji.
Sinjali mëson se kardiologu përderisa ishte në vendin e tij të punës, ka hasur në mosmarrëveshje me familjarin e pacientit, Labinot Sylejmani, i cili në mes tjerash e ka kanosur edhe me fjalët “hajde jashtë e rrehem”.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti është iniciuar si “Kanosje”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.