Dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese, nga LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje, po e mirëpret Partia Socialdemokrate.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se iniciativa e LDK-së dhe VV-së, “ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën.Rrjedhimisht edhe legjitimitetin e tij”.
Mirëpo, përkundër kësaj ajo ka thënë se paradoksale nga ana e tyre (LDK dhe VV), se si “në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen.
Kuçi ka shtuar se ata kanë problem me Delegacionin Shtetëror, sepse sipas saj e ndalon presidentin në marrëveshjen me Serbinë.
“Partia Socialdemokrate e mirëpret dërgimin e Ligjit për Delegacionin Shtetëror në Gjykatën Kushtetuese. Kjo do ta qartësojë përputhshmërinë apo jo të Ligjit me Kushtetutën. Rrjedhimisht edhe legjitimitetin e tij. Paradoksalja : në njërën anë kritikohet Ligji duke pretenduar se ai ndërhyn në kompetencat kushtetuese të drejtuesve të institucioneve në marrëveshjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër kërkohet të ndalen të njëjtit ta firmosin marrëveshjen (lexo : Presidenti në marrëveshjen me Serbinë).Logjikja : Delegacioni Shtetëror është problemi, sepse po e pengon Presidentin në marrëveshjen me Serbinë”, ka shkruar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.