PSD-ja flet në 1-vjetorin e themelimit: Ishte vit i krizave qeveritare

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 12:47 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate nesër shënon një vjetorin e themelimit të saj, për çka sot u deklaruan se ishte vit i krizave qeveritare, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i PSD-së, Dukagjin Gorani, tha se ky vit u përkufizuar me mungesë të tolerancës politike, llogaridhënies institucionale dhe të arsyeshmërisë konstruktive politike.

“Ishte një vit i krizave qeveritare dhe i ngërçeve parlamentare. Ishte vit i thellimeve të ndasive dhe i armiqësimit grupore e ndërpartiake. Më shumë e më shpesh se kurrë më parë në këto 20 vjet, ky vit u përkufizua me mungesë të tolerancës politike, llogaridhënies institucionale dhe të arsyeshmërisë konstruktive politike”, tha Gorani.

Ai tha se Kosova vazhdon të jetë në udhëkryq ndërsa shtoi se është pasqyrë e qytetarëve dhe veprimeve të tyre.

“Shteti ynë mund të jetë i lirë e i ndershëm për aq sa mund të jenë qytetarët e vet. Shteti jonë është reflektim i shkathtësive dhe mangësive tona. Është pasqyrë e nivelit të vetëdijes sonë, për trajtim të barabartë dhe respekt ndaj njëri tjetrit”, tha ai.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, tha se partia e tyre ka dhenë shembull të qeverisjes me dy komunat që kanë në qeverisje.

“Pasqyra më e mirë e qeverisjes sonë është qeverisja në Prishtinë dhe Kamenicë. Kemi dhënë shembull të qeverisjes me transparencë dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Kemi aplikuar kuotën 50/50 në gjitha strukturat e partisë. Kemi arritur kuotë të barabartë në dy komunat që udhëhiqen nga ne. Duke vlerësuar se kjo parti është transparente, ajo përmendi iniciativat e marra në Kuvendin e Kosovës”, tha Pantina.

“…Në kuvendin e Kosovës, PSD ka marrë një varg iniciativa, 7 debate parlamentare përderisa kemi propozuar dhe miratuar 5 rezoluta. Kemi thirr 4 interpelanca, kemi iniciuar 2 projektligje dhe katër komisione hetimore ose i drejtojmë ose i kemi iniciuar. E gjithë kjo është punë një vjeçare e PSD-së. Jemi në përpjekje të vazhdueshme të ndryshojmë situatën e rendë në vend dhe për këtë duhet angazhimi i secilit”, ka thënë Pantina.

Për më tepër, ajo njoftoi se nesër PSD-ja shënon një vjetorin e themelimit në Sallën e Kuqe, në orën 18:30.

Të ngjashme