Ky është vendi ku u krye krimi i rëndë në Fier, kamerat filmuan vrasjen e 8 vjeçarit

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Grecalli të Fierit një 38 vjeçar vrau dhe groposi një fëmijë 8-vjeçar.

Klodian Çalamani, autori i kësaj vrasje, jetonte në kushte të vështira, ndërsa thuhet se familja e 8-vjeçarit që ai i mori jetën duke e goditur me lopatë, e mbante me bukë për të jetuar.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes, ndërsa një kamer siguria e një banese raportohet se ka filmuar skenën e krimit dhe ka ndihmuar policinë që të gjejë kufonën e groposur të 8-vjeçarit.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë?

Të martën, vogëlushi sëbashku me vëllain e tij 14 vjeçar nuk kishin shkuar në shkollë. Pasdite nëna e tyre Florida Vasiu, pasi ishte kthyer nga puna vuri re mungesën e të birit dhe nisi ta kërkonte në lagje. Pa arritur ta gjente ajo shkoi në polici për të denoncuar humbjen e vogëlushit.

Dyshimet e banorëve, të cilët e kishin parë fëmijën duke përdorur biçikletën e 38-vjecarit Klodian Çalamani e çuan policinë të kontrollonte banesën e tij.

Autori fillimisht nuk e pranoi krimin por më pas është “thyer” përpara hetuesve duke pranuar vrasjen dhe treguar vendin ku e kishte groposur. 8-vjecari u gjet i pajetë dhe i mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së Çalamanit.

Autori është shprehur se pasi fëmijës i kishte dhënë biçikletën ta përdorte, 8-vjeçari, sipas tij e kishte sharë. Ky ka qenë sipas tij edhe motivi për të cilën ai e kishte goditur të miturin me lopatë në kokë dhe në trup.

E gjithë kjo ndodhi në portën e shtëpisë së tij. Më pas Klodian Çalamani e ka zhvendosur trupin e pajetë të vogëlushit në oborr ku dhe e ka groposur. Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit. “Si për fëmijën tonë na ka ardhur keq” tha njëri prej tyre.

Disa të rinj tregojnë se 38-vjeçari, jetonte i vetëm dhe nuk punonte rregullisht. Shpesh ai shihej i dehur në fshat. Klodian Çalamani ka qenë i dënuar edhe më parë për rrëmbim personi.

Në vitin 2006, së bashku me shokun e ti Florian Vasiu, që është edhe xhaxhai i fëmijës së vrarë, kishin marrë peng një 16-vjeçare të cilën e torturuan dhe e kërcënuan. Ata u dënuan nga Gjykata e Fierit me nga katër vite burg me akuzën  për rrëmbim. Pas vuajtjes së dënimit autori ishte rikthyer në fshatin Grecalli të Fierit duke kryer krimin e radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme