Ky është zëvendësministri i Haradinajt që ka marrë më së shumti për mëditje

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Mëditjet për udhëtimet zyrtare brenda dhe jashtë shtetit përbëjnë një shumë të majme të shpenzimit të parasë publike. Edhe pse nuk ka limite deri në sa para mund të merren mëditje nga zyrtarët publik, ngase kjo varet nga numri i udhëtimeve dhe ditëve të kaluara në një vend të caktuar, është e rëndësishme të analizohet se sa konkretisht harxhohet buxheti për mëditje dhe kush janë harxhuesit më të mëdhenj.

Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Hamza Balje, për vitin 2018 ka marrë më së shumti mëditje.

Shuma që ka marrë Balje në emër të mëditjeve arrin në 5.100 euro.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme