GAP prezanton hulumtimin për përgjegjësinë e komunave ndaj qytetarëve

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 09:12 | Nga

Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton rezultatet e hulumtimit të anketës lidhur me adresimin e përgjegjësisë dhe njohuritë e Qytetarëve me Kompetencat e Komunave.

Kandidatët për kryetarë të komunave shpesh kanë dhënë premtime për zgjidhjen e problemeve të cilat janë përtej kompetencave vetanake të komunave.

Pas marrjes së mandatit, kryetarët ankohen se prej tyre kërkohet më shumë llogari se sa që kanë kompetenca.

Por, sa kanë njohuri qytetarët se cilat janë kompetencat e nivelit qendror dhe cilat janë kompetencat e komunave?

Për këtë qëllim, Instituti GAP ka bërë një hulumtim përmes të cilit qytetarët e Kosovës janë pyetur për çështje të ndryshme të shërbimeve publike, që nga furnizimi me ujë e deri tek nxjerrja e dokumenteve personale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme