Shkencëtarët më prestigjioz të mjekësisë kanë kryer studime të shumta duke arritur deri në përfundimin se freskuesit e ajrit dhe produktet pastruese shtëpiake janë vrasësit e heshtur.
Sipas Telegraph-it britanik, këto produkte kanë fituar këtë “titull” si rezultat i faktit se ata shkaktojnë vdekjen e njerëzve deri në 99 000 në vit në Evropë.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se cilësia e ajrit ndikon shumë nga mosfunksionimi i rregullt i artikujve, sprejeve, freskuesve të ajrit, produktet për pastrimin shtëpiak si dhe produktet e kujdesit personal, për shkak se këta janë të ngarkuar me kimikate të ashpra dhe vaporizimi i tyre përfundon drejt e në mushkëri.
Mobilje, llojet e pëlhurave, material izolues dhe ngjitës që përmbajnë formaldehyde lirojnë avuj nga spërkatja apo vaporizohen duke irrituar rrugët e frymëmarrjes.
Gratë shtatzëna që kalojnë kohën në dhoma me ajër të cilësisë së dobët, mund të ekspozojnë foshnjat e tyre të pa-lindura ndaj këtyre kimikaleve të cilat ndikojnë në zhvillimin e tyre, sidomos të mushkërive dhe veshkave. Këto avuj mund të shkaktojnë abort, sulm në zemër, goditje në tru tek të moshuarit dhe gjithashtu ndërlidhen edhe me diabetin, astmën, harresën, obezitetin dhe sëmundjet malinje.