Kosova nuk ka deti, por ka male të bukura. Ka male, por Kosovarët po udhëtojnë intenzivisht jashtë vendit për tu argëtuar dhe shijuar borën me familje. Sidomos Bullgaria këto javë ka qenë një destinacion i Kosovarëve të cilët pas liberalizimit të vizave, po shijojnë udhëtimin nëpër destinacione Europiane. Me vjen mirë.
Pra ne kemi male, skemi turizëm. Kemi fuqi punëtore të bollshme, skemi punëtorë. Kemi bujq e fermerë… por kemi deficit tregtar në mallra rreth -5 miliardë euro në vit. Kemi resurse për energji, por importojmë energji gjithë vitin. A nuk duken të gjitha situatat e ngjashme? Sigurisht që janë. Një mentalitet ekonomik që duhet ndryshuar për shkak se Kosova nuk po punon për veti por për tjerët. Një importuese e thellë neto dhe me një bilanc humbës në ekonomi dhe tregti.
Një eksprotuese e paprecedan e parave të saja jashtë vendit. Edhe atë pak ekonomi që e kemi po largojmë nga vendi. Politikat dhe sitauta aktuale nuk është në dobi të kosovarit. Bizneset vendore po punojnë me shumë mund, por bereqeti, gjysma, po del jashtë vendi terë kohën, secilin vit.
Ndryshimi i metodës, mentalitetit, politikave ekonomike është i pashmëngshëm nëse dëshirojmë të jemi serioz. Nuk ka asnjë logjikë që Kosova mos të ketë ofertat e saja për turizëm malor sidomos. Kosovarët duhet të transformohen nga ata që harxhojnë parat jashtë, në ata që edhe fitojnë nga tjerët. Tregtia dhe ekonomia nuk duhet me qenë asimetrike dhe e njëanshme në dëm tonin. Çka duhet bërë?
Neve na mungon fillimisht nje mentalitet i ekonomisë së tregut dhe pastaj na mungon investimi në krijim të kushteve, sidomos në infrastrukturë publike. Brezovica dhe Rugova, dhe jo vetëm, janë vende me kapacitete për zhvillim të theksuar të turizmit dimror dhe malor. Por infrastruktura mungon. Ska rrugë, ska teliferikë, ska hotele..ska promovim.. ska vizion. Të gjitha thujase mungojnë aktualisht. Kur keni ndëgjuar që psh ‘në Brezovicë do të investohen 500milion për zhvillim të turizmit?” Asnjëherë.
Ironia është që shumicën e investimeve do ti bëjë sektori privat, për shkak se ka arsyeshmëri ekonomike dhe lavërdi. Ato male janë miniera ari që po presin të shfrytëzohen. Krejt cfarë duhet të bëjë qeveria është të ketë ‘vullnet, dëshirë, vizion, dedikim… dhe të zhvilloj infrastrukturën publike’. Investimi i qeverisë ndoshta është 10% krahasuar me atë që sektori privat do të mund të investoj. Qeveria duhet të krijoj kushte të mira për investime dhe të administroj me transparencë dhe pa korrupcion procesin ku integron investimet e sektorit privat.
Kjo nuk vlenë vetëm për investimet në Brezovicë dhe Rugovë, kjo situatë mund të funksionoj edhe në sektorët tjerë. Qeveria tregon vizion, krijon kushtet dhe e thërret sektorin privat për të investuar. Kosova nga një vend me ekonomi që punon për tjerët, transformohet në një vend që punon për vete.
Por ne nuk po ndëgjojmë në këtë vend për ekonomi e investime. Lufta, destabiliteti politike. Kriza në veri dhe krizat të sigurisë. Së paku të kishim edhe pjesën tjetër të ekonomisë, të balancohen paksa. Ne nuk mundemi me vazhdu gjatë me këtë mentalitet aktual, për shkak se shumë mundësi po mbesin të humbura dhe pa shfrytëzuara.
Kosovarë janë ndërmarrës të mirë po ju duhet ndihma nga qeveria dhe incentivet. Edhe disapora ka potencial investimi. Mbi të gjitha, kushtet duhet të krijohen për investimet të kompanive ndërkombëtare kredibile që reputacioni i Kosovës të përmirësohet dhe të fillojmë të atraktojmë dhe thithim investime të huaja direkte.