Se ky pushtet krejt energjinë e shteron në manipulim të opinionit dhe propagandë politike, mjafton të analizohen disa detaje që në pamje të parë mund të duken krejtësisht të parëndësishme.
Albin Kurti, siç e tha, ka propozuar një draft-vizion të tijën për atë se di duhet të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Kurti ka shkruar në dokument se ka vendosur tri shtylla/siguresa se Asociacioni nuk devijon assesi nga rendi kushtetues i Kosovës.
Një nga shtyllat, është edhe letra garantuese e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së për kryeministrin e Kosovës, kurse tjetra deklarata e janarit e Chollet dhe Escobar.
Në argumentimin e tij të publikuar nga vetë qeveria. Ai përmend me emër përfaqësuesen e lartë Mogherini.
Gjithashtu përmend me emra edhe Chollet-in e Escobarin.
Por, kur përmend kryeministrin e Kosovës që ka pranuar letrën e Mogherinit, i referohet vetëm pozicionit dhe jo edhe emrit të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës.
Pra, kemi Mogherinin në letër, kemi Chollet-in dhe Escobarin, por nuk e kemi emrin e kryeministrit të Kosovës.
Pse?
Pse nuk ceket në letër kush është kryeministri që ka pranuar letrën e Mogherinit?
Pse të gjithë të tjerët janë të shënuar me emra, kurse kryeministri i Kosovës vetëm si pozitë?
Pse?
Sepse, nuk bën assesi të përmendet se bëhet fjalë për Isa Mustafën (Isë Isë argat i Serbisë).
Nuk bën të përmendet assesi se karta e tij kryesore në mbrojtje të kushtetutshmërisë së Kosovës është e “argatit të Serbisë”.
Ai gjithashtu përmend se një nga shtyllat është edhe “vendimi shoqërues i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”.
Cila marrëveshje e ka obliguar dërgimin e draft statutit në Kushtetuese? Cili kryeministër ka kërkuar këtë kusht në vitin 2015?
Prapë nuk e përmend, sepse prapë duhet ta shënojë emrin e “argatit të Serbisë”.
Nga tri shtylla/sigurese për të cilat mbahet Kurti sot, 2 janë të personit që e akuzonte për tradhti kombëtare dhe bashkëpunim me Serbinë derisa asnjë nuk është siguresë e tij.
E morëm vesh: 2 kushte që Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive i paska siguruar Isa Mustafa.
Një tjetër kushte e paskan siguruar Chollet dhe Escobar.
Po vetë Albin Kurti, çka ka siguruar? Cili është kushti i tij? Cila është mburoja që e ka siguruar vetë Kurti? Cila?
S’ka.
Albin Kurti e ka ditur për letrën e Mogherinit para se ti organizonte protestat kundër Asociacionit, sepse ajo letër ka ardhur para se të nënshkruhej marrëveshja. Ai e ka ditur edhe se në pikën dy të Marrëveshjes së vitit 2015 kërkohet dërgimi i statutit në Kushtetuese.
Pse atëherë nuk kanë pasur rëndësi këto dy kushte dhe tash janë qendrore në propozimin e tij? Pse?
A po e kuptoni cili është preokupimi i tyre?
Çka ndodhë në Bruksel për këta është krejt e parëndësishme. Si prezantohet ajo që ndodhë në Bruksel, këtu është angazhimi?