India konfirmoi sot vdekjen e parë nga varianti Omicron i Covid-19.
Rezultatet e analizave të një burri nga Udaipur të Rajasthan, i cili vdiq javën e kaluar, treguan praninë e variantit, njoftojnë burime nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë.
Burri 73-vjeçar, i cili u konfirmua me Omicron vdiq në një spital të Udaipur më 31 dhjetor, shkruajnë mediet vendase.
“Mësohet se viktima vdiq për shkak të pneumonisë post-Covid, të shoqëruar me sëmundje shoqëruese, si diabeti , hipertensioni dhe hipotiroidizmi”, tha Shefi i Shëndetit Mjekësor në Udaipur (CMHO) Dr Dinesh Kharadi.