Bukuroshja Kylie Jenner duket se e ka kaluar pranë familjes të ashtuquajturën “Ditën e Falënderimeve”.
Ajo ka pasur rreth vetes njerëz që i do, kështu është ndier ngrohtë në gjirin familjar për këtë ditë të shenjtë.
Miliarderja më e re në botë, vetëm 22-vjeçare, ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram së fundmi disa fotografi, ku shfaqej në ambientet e shtëpisë luksoze.
Ajo ndihej mjaft e lumtur, teksa dukej elegante dhe atraktive në ambientin glamuroz të shtëpisë së saj me vlerë miliona dollarë.
“Mirënjohëse”, shkroi Kylie Jenner në përshkrimin e fotografisë, duke treguar kështu se ndjehet mirënjohëse dhe falënderuese ndaj të mirave që i gëzom.
Ky postim i saj është pëlqyer nga mbi 2.8 milionë njerëz, pasi ajo shquhet si një prej personazheve me më së shumti ndikim në këtë rrjet social./T