Kylie Jenner duket mëse e gatshme që të shijojë fundjavën.
Pasi ditën e djeshme u pa në avionin e saj privat, tani ajo po kalon kohë në pishinë, shkruan Daily Mail.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, Kylie ka ndarë disa imazhe provokuese.
23-vjeçarja u shfaq me bikini ngjyrë verdhë, duke theksuar kështu tiparet e mrekullueshme trupore.
“është fundjavë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.
Kujtojmë se së fundmi ajo është ballafaquar me një situatë të palakmueshme, me një person që deshi të hyjë në rezidencën e saj.
Pas përpjekjeve të tij, Kylie ka kërkuar urdhër ndalimi për të, gjë e cila edhe iu miratua.