Kylie Jenner shkruan për ndarjen nga Travis dhe takimin me ish-të dashurin Tyga

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner ka konfirmuar se nuk është më në lidhje me babin e vajzës së saj përmes disa statuseve në Twitter dhe ka sqaruar ‘takimin’ me Tyga gjatë natës së mbrëmshme.

Kylie Jenner dhe ndarja e saj janë ndër temat më të përforlua në internet këto ditët e fundit.

Së pari burimet kanë konfirmuar se çifti kanë vendosur që të marrin pak ‘pushim’ nga lidhja e tyre dhe të fokusohen në veten e tyre për një kohë.

Ndërsa tani Kylie po e quan ‘shoqëri’ lidhjen e saj me Travis Scott.

Ajo ka vendosur të reagojë për herë të parë pas fjalëve për ndarjen, kështu duke e konfirmuar se është e vërtetë.

Megjithatë, Kylie ka reaguar pas lajmeve se ajo është taguar me ish-të dashurin e saj para Travis, Tygan. Kjo pasi gjatë mbrëmjes së djeshme janë parë bashkë në të njëjtin vend.

Kylie ka sqaruar se nuk kishte kurrfarë takimi me Tygan. Ajo kishte shkuar vetë për të dërguar disa shoqe të saj në vendin ku Tyga ka qëlluar rastësisht.

Interneti e bën çdo gjë 100 herë më dramatike se që është. Nuk kishte asnjë ‘takim në 2 të mëngjesit me Tygan’. Ju vetëm më shihni duke i dërguar dy shoqe në studion në të cilin ai kishte qëlluar rastësisht“, shkruan Kylie për takimin.

Kylie Jenner dhe Tyga ishin në lidhje për disa vite. Ndërsa më pas ajo filloi lidhjen me reperin Travis Scott. Me të shumë shpejtë mbeti shtatzënë dhe solli në jetë vajzën, Stormi.

Ndërsa arsyeja për ndarjen thuhet të jenë qëllimet e ndryshme të tyre në jetë. Kjo pasi Kylie është tradicionale dhe do martesë dhe të zgjerojë familjen. Ndërsa Travis ende nuk ishte gati për t’i dhënë këto.

KYLIE JENNER TRAVIS SCOTT STORMI
https://twitter.com/KylieJenner?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1179770770722934784&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkylie-jenner-shkruan-per-ndarjen-nga-travis-dhe-takimin-me-ish-te-dashurin-tyga%2F
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme