Kylie Jenner tregon barkun e “fryrë”

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 14:37 | Nga

Mund të jeni lodhur paksa me shtatzëninë e motrave Kardashian, por ato çdo ditë sigurohen të na thonë dicka të re dhe ne nuk mund të mos ua raportojmë.

Kësaj here është e vogla e shtëpisë Kardashian/Jenner e cila nëpërmjet një videoje postuar në Instagram na ka treguar për një moment shumë të shkurtër barkun. Mund ta keni pakëz të vështirë, pasi Kylie është siguruar që të nxjerrë më së shumti në pah gjoksin e saj, por nëse nisni të shikoni videon me qëllimin për të parë barkun, nuk është dhe aq. Ndonëse mund të shohim shumë pak, mund të svëmë re se beli i saj nuk është aq i hollë sa më parë.

20-vjeçarja ka shtuar në peshë kohët e fundit dhe kjo mund të shihet mjaft mirë në fytyrën e saj. Përveç fotove dhe videove selfie, Kylie është “mbyllur” në shtëpi, për t’iu shmangur paparacëve pasi bërjes publike të lajmit për shtatzëninë e saj. Kylie nuk është e vetmja shtatzënë në familjen e madhe Kardashian/Jenner.

Edhe Kim, Khole janë në pritje të ëmbël, e ndërsa është përfolur për një shtatzëni të mundshme edhe motra e saj e madhe, Kourtney.

https://www.instagram.com/p/BaO2Op0HN4N/?taken-by=kylie.fav

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme