Kylie Jenner tregon figurën mbresëlënëse e veshur me fustan

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner është një miliardere që e ka arritur suksesin me forcat e saj, ndërsa së fundmi i ka vënë në pah linjat trupore për të cilat është e njohur.

22-vjeçarja është fotografuar në Calabasas të Kalifornisë ditën e mërkurë, e veshur me një fustan të zi lëkurë.

Veshjen e kishte zgjedhur në atë mënyrë që t’ia vinte në pah figurën mahnitëse trupore dhe padyshim se ia ka arritur qëllimit.

Fotoreporterët që e ndjekin këmba-këmbës kanë arritur të bëjnë disa fotografi të bukuroshes, të cilat janë publikuar në faqet rozë.

Nga ana tjetër, në profilin e saj në Instagram i ka publikuar disa fotografi, në të cilat ka pozuar me një fustan të kuq dhe duket e mrekullueshme. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme