Kylie duket në top-formë në kampanjën e radhës.
Kylie Jenner vazhdon të rrëmbejë vëmendje me paraqitjet e saj publike, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja, së fundi ka realizuar kampanjë të re, përmes së cilës reklamon produktet e reja të lëkurës nga “Kylie Cosmetics”.
Kësaj radhe, ylli televiziv u shfaq e veshur me të brendshme rozë, teksa vuri në pah linjat e bujshme trupore.
Në këtë kampanjë, Kylie vendosi të shfaqet pa grim, teksa kishte lëshuar flokët dhe po merrte poza joshëse para aparatit.
Kylie pothuajse secilin produkt që e ka lansuar, e ka reklamuar vet, ndërsa marka e saj po gëzon goxha sukses në treg.