Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri, po thotë se kosovarëve iu duhen spitale për trajtimin e kancerit, e jo kundër virusit të cilin po e quan “Covid biznesi”, raporton Express
Labi ka shkruar në Facebook se të sëmurët në Kosovë kanë nevojë për spital për trajtimin e kancerit, e jo për ato kundër COVID-19.
“I duhur spitali kundër kancerit, jo spital për ‘kovid19 biznesin’!!! Mos harroni një gjë; vendi dhe të sëmuret , kanë nevojë për spital kundër sëmundjeve me kancer, nuk kanë nevojë për spitale kundër Kovid19. Mos harroni, keni shpenzuar miliarda euro e dollarë, keni shitur shtëpia e prona, por kurrë nuk ju doli Zot askush, sepse jeni në gjumë, dhe për ta zgjuar vetëdijen e ministrave dhe atyre që mirren me shëndetësi ju duhet të ngriteni në këmbë”, ka shkruar Labi.