Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e sotme. Ai ka thënë se e gjitha klasa politike duhet ta dijë se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i ipet ajo.
Për Haradinajn, Labi ka thënë se është vet historia e Kosovës dhe ai do të punoj mirë për popullin e Kosovës.
Ka thënë se ishte dhe do të mbetet hero.
Deputeti i AKR-së e ka siguruar Haradinajn se shumë shpejt do të bëhet mirë.
“Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën”, ka shkruar Tahiri ndër të tjera në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Tahirit:
Njerëz të dashur, lojërat politike nuk paskan fund!
Thjesht, kam dashur ta votoj një njeri i cili i kishte duart e lidhura nëpër gjyqet ndërkombetare duke shpëtuar identitetin tim prej shqiptarit, të fëmijëve të m’i dhe të fëmijëve e të familjeve tuaja.
Ai doli faqe bardhë dhe mbrojti atdheun si dhe e sfidoi Serbinë si në akuza ashtu edhe në luftë.
Popull i dashur, mbajeni mend mirë se gjithçka qē bëj, e bëj me shpirt për vendin tim dhe për njerëzit që kontribuan për atdheun tim. Me mua nuk ka as imponime dhe as shantazhe as kurrë nuk ka patur.
Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo.
Ky njeri është vet historia e atdheut tonë dhe ky njeri do punoj mirë për popullin tonë.
Ai ishte dhe do mbetet hero, por për disa njerëz, ashtu si për ish kryeministrin Bajram Rexhepi (tashmë i ndjerë), atëherë do të themi: “ka qenë human, patriot, atdhedashës doktor etj., por ai më shkoi”
Pra, ta vlerësojmë çdo kënd sa është i gjallë.
GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë!
Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën!
Labinot Tahiri, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
FKS
Shikojeni foton e Ramushit se për ne ishte edhe në HAGË DHE NË GJYGJET E FRANCES, e atëherë vazhdoni e shani.