Labin e dëshpëron qyteti i lindjes, del keq me vota

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri duket se këtë herë është dëshpëruar nga vendasit e vet pasi nuk e kanë votuar edhe aq shumë sa ka pritur.

Labi dhe partia e tij e re AAK ka dështuar me vota në qytetin e Ferizajt, kjo parti ka arritur të pozicionohet si partia e katërt në qytetin e tretë më të madh në vend.

Dobët me vota ka shkuar edhe njëri prej kandidatëve që pretendonte se ka shumë njerëz prapa vetës, Labi këtë herë  ka marrë 1209 vota.

Ndryshe, partia fituese në Ferizaj ka dal Lëvizja “Vetëvendosje” me 17211 vota.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme