Këngëtari Labinot Tahiri, i cili kohëve të fundit ka qenë i zëshëm për dasmat në Kosovë, ka shkruar sot në një status se do të takohet me kryetarin e Skenderajt për të rregulluar varrezat e familjes Jashari
Labi është i njohur për anën e bamirësisë së saj dhe këtë e ka treguar në disa raste.
12 orë më parë ai kishte dhuruar 5000 euro për student kur pak para mesnatës Labi ka shkruar se me fondacionin e tij ka rregulluar varrezat e dëshmorëve në Gllogjanin e Ramush Haradinajt.
“Po presim që të vazhdojmë e ta dërgojmë donacionin në Prekaz, për kullat e Jasharajve! Sapo të jemi në kontakt me Komunën e Skenderajt dhe kryetarin e nderuar Bekim Jasharin kështu do bëhet edhe atje zbukurimi i varrezave të dëshmorëve!”, ka shkruar Labi pas rregullimit që ua ka bërë me fondacionin e tij.