Labinot Tahiri viziton Glloxhanin dhe Prekazin para seancës së Kuvendit

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 15:41 | Nga

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri para nisjes së seancës në ora 16:00, ka vizituar kullën e Jasharajve në Prekaz dhe kullën e Haradinajve në Glloxhan.

Ai në facebook ka njoftuar se është takuar me babain e Ramush Haradinajt të cilit i ka përcjellur të fala nga Behgjet Pacolli, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë i Tahirit:

Sot data 09.09.2017 sëpari vizita ime ne themelet e Lirise e pastaj për ta ngritur doren për udheheqejen e Qeverisë HARADINAJ sebashku me shokët e tij.

Para disa orëve në Kullen e Jasharajve ne Prekazin Legjendar dhe tani ne Kullën e Haradinajve në Gllogjan.

Takim urimi me prinderit e Gjeneral ‘ Ramush Haradinajt’

Po ashtu të fala për Bacen Hilmi, nga Presidenti BEHGJET PACOLLI, duke e uruar për ditën kur Ramushi do të bëhet Kryeministër i vendit.

Lideri im e beri këtë veprim duke ia besuar qeverisjen Z Haradinajt, si më parë kur të njejtin veprim e bëri, Presidenti Historik, Dr IBRAHIM RUGOVA.

Po ashtu ai e bëri këtë veprim duke i nderuar vlerat kombëtare dhe duke e nderuar të gjithë kombin Shqiptarë, sepse Ramush Haradinaj është vlerë Kombetare Shqiptare.

RAMUSH HARADINAJ, do të luftoj kundër korrupsionit dhe të gjithave të këqijave që i shkaktohen vendit tonë.

Me nderime për popullin tonë, Labinot Tahiri

Ferizaj Kosove e Shqipërisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme