Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi, e cila ishte pjesë e listës së LDK-së, ka pësuar rënie drastike të votave krahasuar me vitin 2014.
Demi-Murtezi, në zgjedhjet e kaluara që ishte kandidate e Partisë së Drejtësisë, e që ishte në koalicion me PDK-në pat marrë plotë 14 232 vota, për të qenë femra më e votuar në këtë listë, raporton Ekonomia Online.
Ish-nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, pak para nisjes së fushatës zgjedhore aderoi në partinë e Behgjet Pacollit, por si duket elektorati nuk e ka mirëpritur një vendim të tillë.
Sipas rezultateve të dala deri më tani, Demi-Murtezi del t’i ketë marrë vetëm 3 706 vota dhe se ende nuk dihet nëse do të jetë prapë deputete.
Në mandatin e kaluar Demi-Murtezi ishte femra e parë me mbulesë që arriti të zë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa në këto zgjedhje përveç saj, në parti të ndryshme kanë kandiduar edhe femra tjera me mbulesë, duke përfshirë edhe vajzën e myftiut Naim Tërnava, Refiqja e cila po ashtu ka marr mbi 3 mijë vota në listën e LDK-së.