Lady Gaga, dasmë 5 milionë euro në Venecia

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Nëse viti 2018 ishte vit i artë për Lady Gaga, falë filmit në të cilin interpretonte dhe mbante titullin “A star is born”, 2019a për artisten do jetë viti i ‘buqetës së nuses’.

Sipas thashethemeve dhe informacioneve që vijnë nga Amerika e largët, Stefanie Joanne Angelina Germanotta, ky është emri i vërtetë i artistes 32 vjeçare, do martohet me menaxherin e saj, thuajse 50 vjeçar Christian Carino.

Thuhet se do jetë një dasëm e denjë për një faraon: plot 5 milionë euro llogariten shpenzimet.

Dasma mendohet të zhvillohet në qytetin ku dyshja u njoh, në Venecia, dhe ku debutoi si aktore.

Lajmi është bërë I ditur nga revista amerikane “Life & Style”, e cila ka interpretuar disa konfirmime nga Miss Germanotta, e cila ka dhënë sinjale për një dasmë të shpejtë.

Ceremonia do jetë shumë e fshehtë, me një rreth të ngushtë miqsh, mes të cilëve Elton John, Bradley Cooper e Donatella Versace, që, mesa duket, do jetë edhe dizenjuesja e fustanit të nuses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme