Ajo është ndër këngëtaret më me famë në botë, ndërsa mban rekorde të shumta sa i përket projekteve muzikore.
Si duket një gjë e tillë nuk është e mjaftueshme për të, pasi fama e tepërt i ka krijuar asaj depresion, shkruan Mirror.
Gaga ka vendosur të flas për shëndetin e saj mendor, ndërsa tregon se si ka menduar pothuajse çdo ditë të vetëvritet.
“Rivali më i madh i imi është ‘Lady Gaga’, kjo ishte çfarë po mendoja. Nuk mund të shkoni në dyqan më. Nuk mund të shkosh në darkë me familjarët sepse nuk ka të bëjë me ty, por gjithçka përreth teje”, është shprehur ajo.
Derisa po e promovonte edhe albumin e saj “Chromatica”, këngëtarja ka treguar se shumica e këngëve i përkasin shëndetit të saj mendor.
“Kam urryer të jem e famshme, të jem një yll. Nuk kam menduar pse duhet të jetoj, ose të jem me familjen time. Kam jetuar në një shtëpi teksa njerëzit janë kujdesur për mua për disa vite”, përfundoi ajo.
Përkundër të gjitha këtyre deklaratave, Lady thekson se prapë në fund ajo ka gjetur një mënyrë për ta dashuruar veten.