Lady Gaga shtatzënë për herë të parë, reagon këngëtarja dhe zbulon të vërtetën

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve që ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Disa ditë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të këngëtares e cila kishte veshur një fustan të ngjeshur pas trupit ku dukej qartë barku i saj i rrumbullakosur.

Menjëherë në rrjet qartkulluan lajme se këngëtarja së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Mirëpo Gaga përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se nuk është shtatzënë.

“Jo shtatzënë… Vetëm duke qarë keq në palestër”- ka shkruar ajo krahas videos.

Të ngjashme