Prapa dyerve të mbyllura për opinion do të mbahet seanca e sotme për rastin “Kumanova”.
Në radhë është prezantimi i Masave të Veçanta Hetuese nga ana e Prokurorisë Publike.
37 të akuzuar, po gjykohen për rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.
Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë.
Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.