Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ja vlerësuar se bisedimet e zhvilluara të enjtën në Bruksel midis dy palëve kanë konfirmuar “kompleksitetin dhe ndjeshmërinë” e kësaj çështjeje. “Sapo përfundova bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni rreth pretendimeve të dyanshme financiare dhe pronës. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe […]
Lajçak: Bisedimet e sotme, komplekse dhe të ndjeshme

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ja vlerësuar se bisedimet e zhvilluara të enjtën në Bruksel midis dy palëve kanë konfirmuar “kompleksitetin dhe ndjeshmërinë” e kësaj çështjeje.
“Sapo përfundova bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni rreth pretendimeve të dyanshme financiare dhe pronës. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Do të vazhdojmë”, ka theksuar Lajçak përmes llogarisë së tij në Twitter.
Koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka deklaruar pas takimit në Bruksel se të enjten nuk është diskutuar fare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Natyrisht se delegacioni serb bëri përpjekje që ta hapë këtë temë, por ne e refuzuam kategorikisht”, ka thënë Hyseni.
Ai nuk ka dashur t’u përgjigjet komenteve në Kosovë rreth kësaj çështjeje.
“Por, duhet theksuar një fakt: Që janë dy marrëveshje të Asociacionit të nënshkruar më 2013 dhe 2015. Në marrëveshjen e Asociacionit të vitit 2015, Gjykata ka bërë komentet e saja në 21 apo 22 çështje të veçanta dhe as Gjykata nuk ka thënë që Asociacioni nuk duhet të zbatohet”, ka thënë ai.
Just finished today’s talks with the chief negotiators @markodjuric and Skender Hyseni on mutual financial claims and property. Our discussions confirmed the complexity and sensitivity of the issue. To be continued. pic.twitter.com/h50JfX6AjJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2020











