Lajçak e Abdixhiku s’deklarohen pas takimit

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 12:56 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për më pak se një orë ka takuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit të dy nuk janë deklaruar për medie. I dërguari i BE-së nga këtu ka vazhduar për në AAK, ku do të pritet nga kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj.

Përderisa gjatë së enjtes është takuar edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca.

Të ngjashme