Lajçak e bën të qartë se për të përfituar nga fondi 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia duhet të normalizohen

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 19:32 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë të martën se dy vendet duhet të bëjnë hapa për të zbatuar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, të arritur në shkurt të vitit të kaluar.

Ai ka bërë të ditur për gazetarët se kjo ka qenë tema e parë që ka diskutuar me zëvendësministrin Besnik Bislimi, derisa pika e dytë për Planin e BE-së për Rritje Ekonomike.

Plani i BE-së parasheh ndarjen e një fondi prej gjashtë miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të këtij rajoni.

Lajçak e ka bërë të qartë se për të fituar qasje në këto fonde, Kosova dhe Serbia e kanë parakusht angazhimin konstruktiv në dialogun e Brukselit, dhe si personi përgjegjës për të bërë vlerësimin për përparimin në dialog, ai ka thënë se e ka parë të nevojshëm një takim me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi për hapat që duhet të marrin palët.

“Siç e dini është një instrument financiar që Bashkimi Evropian i ofron 6 miliard euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën dhe Serbinë është parakusht angazhimi konstruktiv në dialog dhe unë jam përgjegjës për vlerësimin. Kjo ishte edhe ajo që diskutuam si të arrijmë një vlerësim pozitive”, tha Lajçak para gazetarëve.

Emisari Lajçak flet pas takimit me zv.kryeministrin Bislimi, thotë se për masat ndaj Kosovës dihet nesër

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri me tani, raporton Ekonomia Online.

“Për vizitën sot në Prishtinë, kemi diskutuar si të rifokusohemi sërish për normalizimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë. Kishim një dakordim, që duhet ta përshpejtojmë implementimin e marrëveshjes, kjo është çështja  parë që e kemi diskutuar sot me Bislimin. Ndërsa, çështja tjetër ishte ajo e masave nga BE-ja e që do të diskutohet nesër në sektorin politik të vendeve anëtare dhe gjithçka do të varet prej këtyre diskutimeve”, deklaroi Lajcak.

Ndërsa, për raportin e shefit për politikë të jashtme të BE-së, Josef Borrell, për masat ndaj Kosovës, nuk ka dhënë detaje.

“Për aq sa di unë, ky raport do të diskutohet nesër në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati”.

Lakçaku është pyetur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, për çka ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është bërë i ditur edhe më parë që kjo urë duhet të hapet, por në mënyrë që të mos eskalojë situata dhe mos t’i afektojë qytetarët e komunitetit joshumicë.

“Çështja e Urës së Ibrit, hapja e saj duhet të bëhet në mënyrë që të mos eskalohet situata dhe duhet të jetë pjesë e dialogut” është shprehur ai.

Lajçak do të duhej të niste mandatin e si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, mirëpo ai ka thënë se i është kërkuar që të mbajë pozitën që ka deri në fund të janarit të vitit 2025, dhe ka thënë se deri atëherë ka shumë punë për të bërë.

Nesër, Lajçak do të qëndrojë në Beograd.

Lexo edhe:

Të ngjashme