Lajçak në Prespë: Të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për tërë rajonin

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Prespës, ka folur rreth nevojës për ripajtim dhe tejkalim të trashëgimisë të së kaluarës në Ballkanin Perëndimor.

“Në Forumin e Prespës disutuam për përbërësit e ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Theksova se duhet të tejkalojmë trashëgiminë e së kaluarës, të synojmë dialogun, të përqendrohemi në të ardhmen e përbashkët evropiane, të jemi të guximshëm dhe të kemi një vizion për tërë rajonin”, ka shkruar Lajçak në në Twitter.

Të ngjashme