Lajçak në Washington: Pata një takim produktiv me Escobarin, folëm thellësisht për disa tema

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka mbërritur në Washington.

Ai ka thënë se ka zhvilluar “një takim produktiv” me emisarin e SHBA’së, Gabriel Escobar, me të cilin tha se “është zhytur në diskutime të thella”.

Se Lajçak do të shkojë në SHBA ka njoftuar dje Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar dje O’Brien në X.

Dy emisarët Escobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë aktivisht të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi duke ia dalë t’i bindin palët që t’i pranojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Ohrit, të cilat megjithatë po hasin në vështirësi në zbatim. DASH ka konfirmuar se Escobar pritet të marrë një pozitë të re ndërsa Lajçak është nominuar për Ambasador të BE’së në Zvicër.

Të ngjashme