Ekonomia Online
FUNDIT

Lajçak niset drejt Prishtinës

Lajçak niset drejt Prishtinës

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është nisur për në Prishtinë, për të nisur më vonë gjatë ditës, vizitën e tij zyrtare. Lajçak ishte thënë se do të niste vizitën e tij të hënën në Kosovë, mirëpo duket se disa komplikime në udhëtime, kanë […]

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është nisur për në Prishtinë, për të nisur më vonë gjatë ditës, vizitën e tij zyrtare.

Lajçak ishte thënë se do të niste vizitën e tij të hënën në Kosovë, mirëpo duket se disa komplikime në udhëtime, kanë shtyrë agjendën e tij.

“Pas një komplikimi të vogël në udhëtim dje, komuniteti ndërkombëtar u aktivizua. Tani janë nisur drejt Prishtinës. Mezi pres të nis vizitën zyrtare në Prishtinë më vonë gjatë ditës”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

After slight travel complications yesterday, the international community kicked into action. I’m now on my way to Pristina – a courtesy of the Swiss military. Looking forward to officially starting my visit to Kosovo later today. pic.twitter.com/f58NSwJtFB

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 16, 2020

Të ngjashme