Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë duke provuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai nuk pranoi të japë detaje të tjera, dhe as nuk komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti, i cile kishte thënë se Lajcak kishte propozuar ide për targa neutrale.
Ndërkaq, Escobar, tha se qëllimi i vizitës së tij në Kosovës, është që ta shfaqë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Jam këtu për ta mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në fund të fundit jam këtu për ta mbështetur Kosovën dhe Serbinë, për ta gjetur një rrugë përpara në disa cështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara, janë për dialog, deshta të sigurohem se vizita ime ishte ta shfaqë mbështetjen time të plotë, për dialogun”, ka deklaruar Escobar.
Escobar, deklaroi se të dyja palët, Kosova dhe Serbia e kanë siguruar se nuk dëshirojnë që situata të eskalojë në dhunë me datën një shtator, kur pritet që Qeveria e Kosovës, të tentojë ta vendos reciprocitetin me dokumente idenfitikuese dhe për targa, në veri të Kosovës.