Përfaqësuesi Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë – Beograd Miroslav Lajçak ka mbajtur konferencë për medie pas vizitës që ka bërë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ai tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet pasi siç tha ai kjo është nënshkruar në vitin 2015.
Sipas tij, çdo marrëveshje Kosovë-Serbi duhet të jetë kompromis dypalësh.
“Themelimi i Asociacionit është tema që është përballur me emoconë këtu në Kosovë se BE nuk ka interesim në destabilizim të gjendjes në Kosovë por që Kosova ka marrë zotim në vitin 2015”.
“Dialogu ofron Kosovën për t’i biseduar çështjet e hapura por edhe se çfarë do marrëveshje duhet të dalë nga një kompromis mes të dyja vendeve”, tha Lajçak.
Ai ka bërë të ditur se në takimet që pa pasur me lider të institucioneve dhe partive ka diskutuar edhe për temën e të pagjeturve dhe cështje ekonomike, raporton EO.
“Të ju përkujtoj se është vizita ime e dytë në Kosovë dhe që nga herë kemi bërë një progres të mirë. Rifilluam dialogun në korrik dhe kishim takime të nivelit të lartë dhe disa me kryenegociatorë. Ne u dakorduam se cilat janë pushtetet që po bisedojmë dhe siç e dini po e diskutojmë një çështje për një marrëveshje që do ti normalizoj marrëdhëniet, por do t’i sjellë edhe afër BE-së dhe ambicia jonë është që ta ndihmojmë gjendjen në rajon”.
“Diskutuam edhe për çështjen e të pagjeturve dhe çështjet ekonomike sepse është e rëndësishëm ku i simbolizon raport të plotë në këtë drejtim. Hoti ka treguar lidership në rifillimin e dialogut ku shumë herë kritikohet. Unë ju them se është marrë me shumë përkushtim dhe vendet e BE e çmojnë këtë”.
Ai këmbëngul se Asociacioni duhet të implementohet, duke thënë se kjo është marrë si zotim nga pala kosovare.
“Marrëveshje e Asociacionit është arritur në 2013 dhe 2015 në Brjksel por që nuk është implementuar dhe Kushtetuesja ka thënë se duhet të implementohe në përputhje me të dhe kjo është arsyeja se çfarë kërkojmë. Implemntimi për asociacionit do të jetë pas nënshkrimit mes palëve dhe nuk duhet ta nënshkruajmë këtë sot e më pastaj të bisedojmë nesër”.
Ai tha se mandati i tij është për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vende, teksa shtoi normalizimi nuk mund të bëhet pa pasur vullnet për të implementuar ato që janë.
“Jam këtu vetëm të lehtësoj marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhenieve. Dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin. Kosova e ka marrë persipër zotimin, e ka nënshkruar. Asocacioni është pjesë e procesit është pjesë e dialogut. Ne nuk kërkojmë të rihapin tekstin, por duam vetëm të implemetojnë atë që e kanë nënshkruar. Nuk e kam takuar asnjë partner gjatë këtyre tri ditëve që ka ndonjë problem me këtë çështje”, tha Lajçak.