Lajçak: Patëm diskutime konstruktive për të pagjeturit dhe zhvendosurit

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit me Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin, si përfaqësues të palës kosovare, respektivisht serbe, ka folur emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai me anë të një postimi në Twitter, ak thënë se diskutimi në nivelin e ekspertëve për temat e të pagjeturve dhe të zhvendosurve ishte produktiv, shkruan lajmi.net.

Lajçak ka thënë se takimet e tilla do të vazhdojnë së shpejti.

“Diskutimet politike të kësaj jave në nivel të ekspertëve për personat e zhdukur dhe zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të ekspertëve të dialogut Beograd-Prishtinë së shpejti”, ka shkruar ai

Të ngjashme