Lajçak për rolin e ShBA-së në dialogu: Vetëm BE-ja mund të ofrojë të ardhme evropiane

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 12:52 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka mbajtur konferencë për medie pas takimeve me liderët politik në vend, raporton Ekonomia Online.

Gjatë vizitës në Kosovë, Lajçak deklaroi se ka marrë mbështetje nga krerët institucional të Kosovës për pjesëmarrje në dialog me Serbinë.

Lajçak theksoi se Kosova është pjesë e BE-së, dhe dialogu është rruga për integrim.

“27 vendet anëtare dërguan një sinjal të fuqishëm në angazhim më Kosovën dhe rajonin. Sa herë që bëjë diçka përpiqem ta bëjë 100%. Jam i gatshëm të veproj pa vonesa dhe t’ia mundësoj palëve të punojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirës e cila do të zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura si për rajonin dhe vendet anëtare të BË-së”.

“Kam pasur takim me përfaqësuesit institucional të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare. Kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog duke vendosur edhe integrimin evropian mbi politikën. Biseduam për shpejtimin e dialogut, jam i lumtur që dialogu i lehtësuar është prioritet për Qeverinë”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/lajcak-e-lidh-heqjen-vizave-me-dialogun-nese-ka-seriozitet-maksimal-liberalizimi-shume-shpejt/

Diplomati sllovak ka njoftuar së javën e ardhshme do ta vizitojë Serbinë për të biseduar për dialogun, raporton EO.

“Pres që dialogu të rifilloj së shpejti. Do të vizitoj Beogradin javën e ardhshme dhe bashkërisht mund ta shpallim takimin në Bruksel. Lehtësimi i dialogut nga BE- ja ka sjell lehtësime për qytetarët e Kosovës”.

“Kosova është pjesë e Evropës, problemet e juaja janë tonat, rruga drejt BE-së shkon drejt këtij dialogut”.

Lajçak u shpreh për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve. Ai ka folur edhe për ndërhyrjen e ShBA-së në dialog, ku tha se është e vetmja BE-ja që mund ta ofroj të ardhmen evropiane për Kosovën.

“Nuk jam këtu që të zgjedh partnerët dhe do të jetë kryeministri që do ta udhëheq dialogun. Nuk do të jep data pasi do të diskutoj edhe në Serbi”.

“Për ne ShBA-ja është partner i rëndësishëm. Kemi qenë të suksesshëm sa herë kemi punuar së bashku. Askush nuk mund të ofroj integrim në BE për Kosovën përveç BE-së”.

Lajçak ka folur edhe për deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, se në Bruksel ku nuk kishte votuar anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, këtë çështje e di presidenti se si ka qenë, derisa nuk komentoj më shumë.

“Dua të lehtësoj dialogun. Nuk spekuloj, jam këtu për normalizim të marrëdhënieve. Ne jemi të qartë me presidentin Thaçi, nuk dua të laboroj këtë, unë  e di këtë e di edhe ai”.

“BE-ja është lehtësues dhe roli jonë është të dakordohen e jo të pranojnë diçka që nuk duan”.

Të ngjashme