Lajçak përfundon vizitën në Kosovë, niset për Beograd

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Pas qëndrimit dy ditor në Prishtinë, emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak është nisur drejt Beogradit ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka shkruar në Tëitter se gjatë rrugës për në Beograd është ndalur edhe në pikë kalimin në Multitdovë.

“Gjatë rrugës nga Prishtina për në Beograd, vizitova objektet e ndërtuara nga BE-ja në pikën e kalimit Mutivode. Është një rezultat konkret i Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i dobishëm për të gjitha komunitetet dhe lirinë e tyre të lëvizjes. Shpresojmë që së shpejti ta shohim plotësisht funksional dhe të përdorur nga të dyja palët”, shkruan ai.

Të ngjashme