Lajçak: Qëndrimi i BE-së për Urën e Ibrit është i mirënjohur

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesore mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se qëndrimi i BE-së për Urën e Ibrit është i mirënjohur.

“Biseduam se sa progres është arritur nga takimet e fundit. Diskutuam çështjen e Urës së Ibrit dhe hapjen e saj për transport. Qëndrimi i BE-së është i mirënjohur, duhet të hapet por hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.

Lajçak ka theksuar se impelementimi i marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksi i Ohrit, është urgjente.

Të ngjashme