Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë ditës së sotme është takuar me shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe me komandantin e KFOR-it, Frenc Kajari.
“Pata diskutime shumë të mira me shefin e EULEX dhe komandantin e KFOR-it rreth situatës së sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka thënë Lajçak.