Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak dhe Vuçiq do të flasin për procesin e dialogut dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Takimi mes tyre do të mbahet në orën 18:00 dhe më pastaj do të ketë adresim të përbashkët për media.