Lajçak të enjten viziton Mitrovicën dhe Prishtinën

Prishtinë | 10 Maj 2023 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Përfaqesuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të enjtën viziton Kosovën.

Klan Kosova merr vesh se emisari evropian pos në Prishtinë ku do ketë takime me udhëheqësit institucional siç është kryeministri Albin Kurti, do të vizitoj edhe Mitrovicën ku në Shtëpinë e Evropës që ndodhet pranë Urës së Ibrit mes tjerash do mbaj një bashkëbisedim me pjesëtar  të shoqërisë civile e palë tjera.

Kjo është vizita e parë e Lajçakut pas zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë-Serbi si dhe mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri të vendit më 23 prill, të cilat u bojkotuan nga serbët e atyre komunave.

Po ashtu më 28 prill kuvendi komunal në veri të Mitrovicës, mori vendim që t’i kërkoj institucioneve qendrore hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim edhe të makinave.

Ishte vetë Lajçak që e quajti këtë veprim si të hershëm “Nuk është koha e duhur për hapjen e Urës në Mitrovicë” deklaroi ai gjatë një Forumi Ekonomik të mbajtur në Greqi.

Të ngjashme