Lajçak të hënën viziton Kosovën

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, pritet që nesër (01.03.2021) ta nis vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.

Fillimisht ai do të qëndrojë në Prishtinë për tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit, njofton Klan Kosova.

Pastaj ai do ta vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.

Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme