Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë. Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, duke shtuar se Lajçak në Kosovë do të jetë nga mesi i javës së ardhshme. Ai ka theksuar se Lajçak do të zhvillojë takime […]
Lajçak vjen në Kosovë javën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e ardhshme do të vijë për vizitë në Kosovë.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, duke shtuar se Lajçak në Kosovë do të jetë nga mesi i javës së ardhshme.
Ai ka theksuar se Lajçak do të zhvillojë takime me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.











