Lajçaku “do të kthehet në Bruksel për të punuar për BE-në”

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka deklaruar se pas skadimit të mandatit të tij, ai do të punojë në Bruksel për Bashkimin Evropian.

Ai nuk i ka komentuar spekulimet se do të jetë i dërguar i veçantë i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Në bisedën për televizionin sllovak “Tablet”, ai ka thënë se i ka pranuar disa oferta interesante për punë.

“Tani për tani, duket kështu: Njëjtë si kur u ktheva më 2012 nga Brukseli në Sllovaki, ashtu edhe tani, tetë vjet më vonë, do të kthehem në Bruksel, në BE”, ka thënë Lajçak, raporton agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

TASR përkujton se gjatë fillimit të shkurtit emri i Lajçakut është përmendur në lidhje me emërimin e një të dërguari të BE-së për dialogun Beograd dhe Prishtinë.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell kishte propozuar emërimin e një të dërguari për Ballkanin Perëndimor, derisa zëdhënësi i tij, nuk ka dashur ta komentojë emërimin e mundshëm të Lajçakut.

Të ngjashme