Lajçaku e Escobari i kërkojnë Listës Serbe që serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Prishtinë | 06 Qer 2023 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak bashkë me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takuan përfaqësuesit e Listës Serbe, pas situatës në veri.

Lajçak tha se në këtë takim bashkë me Escobarin theksuan nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.

“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, tha Lajçak, transmeton klankosova.

Kujtojmë se Lajçak e Escobar dje e sot kanë takuar të gjithë akterët politikë në vend, ku kërkesat kryesore ishin shtensionimi i situatës dhe zgjedhjet e reja në veri.

Të ngjashme