Zëvendëskryeministri serb, njëherësh ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, tha sot se debati publik rreth përfshirjes së Listës Serbe në Qeverinë e re të Kosovës “është krejtësisht i pakuptimtë dhe madje kundërproduktiv”.
“Në vitet 1990, Millosheviqi donte të negocionte me ata shqiptarë që zgjodhi për negociatorë, kështu që e pamë se si përfundoi kjo”, tha Lajiq për Tanjugun.