Lajm i mirë në mes të pandemisë, vijnë në jetë gjashtënjakët në Francë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rrallë u shënua këtë javë në Francë, në mes të pandemisë së koronavirusit, ku një grua e re solli në jetë gjashtë fëmijë.

Foshnjat, 5 vajza dhe 1 djalë lindën në spitalin e Strasburgo-Hautepierre në javën e 25 dhe mjekët kanë vendosur t’i mbajnë dhe një muaj në inkubatorë.

Nëna, e cila ka dhe dy fëmijë të tjerë raportohet t’i jetë nënshtruar një stimulimi ovarian. Të lindur me prerje cezariane, vogëlushët peshojnë mes 630 deri në 730 gramë.

Të ngjashme