Lajm i mirë për fansat e “Game of Thrones”

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

“Game of Thrones” do të realizohet në një serial të ri që i paraprin ngjarjes që ka ndodhur në serialin origjinal, në shërbimin e ri të transmetimit “HBO”.

Seriali do të vendoset 300 vjet para origjinalit, i cili përfundoi në fillim të këtij viti, pas tetë sezonesh rekord, shkruan Sky News, transmeton lajmi.net.

Është paralajmëruar një seri vazhduese e “Game of Thrones”, por nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të lansohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Seriali do të debutojë në shërbimin e ardhshëm të transmetimit HBO në SH.B.A., i cili fillon në maj të vitit të ardhshëm dhe do të kushtojë 14,99 dollarë (11,65 funta) në muaj.

Seriali, i quajtur “House of The Dragon”, do të fillojë me 10 episode dhe përqendrohet në Shtëpinë e Taragaryen 300 vjet para serialit origjinal.

Është bashkë-krijuar nga George RR Martin, nga librat e të cilit është bazuar seria origjinale.

Të ngjashme